Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën nga duke ndërhyrë në mes të seancës, për të akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka tradhtuar dëshmitaren e mbrojtur të prokurorisë në çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Berisha tha se pas kësaj “qëndron vetëm një emër, Edvin Kristaq Habili, i cili pasi mori foton nga Blendi Habili, shkoi me vrap në zyrën e Fatmir Xhafës dhe atje identifikuan personin, tradhtuan, duke shkelur sekretin më të rëndë shtetëror”.
Më herët në një postim në rrjetet sociale, Berisha i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë me urgjencë hetimin për Edi Ramën, që sipas tij “tradhtoi dhe shiti dëshmitaren e mbrojtur dhe të gjithë ata që janë të implikuar në këtë krim të shëmtuar”.





