Tiranë, 30 qershor 2014 – Edhe pse ish-kryeministri, Sali Berisha është përjashtuar për 10 ditë nga pjesëmarrja në Kuvend, ai është lejuar të marrë pjesë në seancën e posaçme për fjalën përshëndetëse të Presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Në përfundim të fjalës së mbajtur nga Barroso, Berisha u pa teksa duartrokiste dhe përshëndeste Presidentin e KE-së. Por, mes tyre mungoi shtrëngimi i duarve gjatë momentit kur Barroso po kalonte përmes sallës së Kuvendit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





