Tiranë, 29 gusht 2014 –  Pasditen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar ne Facebook disa foto duke notuar, ndërsa ka shkruar se ka thyer rekordin e tij personal duke notuar 153 minuta.

Berisha shkruan, “Sot unë theva një rekord timin të një viti më parë. Sot unë notova në det të hapur 153 min, pa llogaritur rezervën, pra notova më shumë se kurrë më parë. Gjithnjë mendoja se rekordet e mia joniane ishin të lidhura edhe me magjinë e ujërave të Jonit. Por sot unë provova se ato ishin krejtësisht të lidhura me pasionin tim per ujin, notin dhe magjine e ketij pasioni.

Gjate notit sot kam shfletuar faqe per faqe librin tim te notit qe nga vitet e femijerise se hershme kur laheshim ne lumenj qe mbusheshin me ujerat e bores qe shkrinte dhe ndonjehere ne Valbone ne kaltersine e saj te akullt, ne liqenj akullnajash ne Alpe, me pas ne rezervuare, liqenjte dhe detrat e vendit, deri tek rekordi i ri personal i sotem. Persosmeria nuk ekziston por une falenderoj Zotin dhe ndjehem krenar dhe i privilegjuar me raportin tim me ujin“, perfundon Berisha.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/