Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar sot prapaskenat e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Bruksel.

Në një komunikim me gazetarët, ai tha se Rama u thirr nga kreu i Këshillit të BE për ti komunikuar vendimin përfundimtar të BE për qëndrimet antikushtetuese që kryeministri ka mbajtur me Ballukun dhe AKSHI-n.

Kryeopozitari deklaroi se ‘Rama shkon në Bruksel me fustanin e Lubi Ballukut, si avokat i turpshëm i saj.’

“Ai u thirr sot në Bruksel. Mediat thonë se ka takim, është thirrur direkt nga numri një i këshillit të BE për ti komunikuar, qëndrimin e prere të BE ndaj qëndrimeve të tij anti kushtetuese ndaj zotimit të tij për të vazhduar grushtin e shtetit.

Pra, ju e shihni, ai shkon në Bruksel me fustanin e Lubi Ballukut, shkon si avokat i turpshëm i saj dhe të gjitha i ka për veten e tij.

Në Bruksel dhe në mbarë kryeqytetet është kuptuar se çfarë përfaqëson, çfarë kalbësire përfaqëson Edi Rama. Është kuptuar se autor i aferave të Ballukut është Rama. Është kuptuar se Rama është Ergys Agasi.

Atij i komunikohet se ky qëndrimi është aq i rëndë, sa do të provojë procesin e zhbërjes të integrimit dhe kthimin në vitin 1992“, tha Berisha.