TIRANË, 22 dhjetor 2013 – Ish kryeministri Berisha në një postim në “facebook” ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
“Të dashur miq, sonte besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe mbarë botën festojnë ditëlindjen e Jezu Krishtit, hyjit dhe burrit që me shembullin, flijimin, mësimet, ndikoi më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit të sotëm.
Ndaj dhe le të urojmë ne së bashku të gjithë besimtarëve të krishterë gëzuar Krishtlindjen, ditën e adhurimit të përjetshëm të hyjit, besimit dhe shpresës së pashuar. Gëzuar!!!”- shkruan Berisha.





