Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se dashuria është një forcë e pashtershme që transformon individin. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, Berisha uroi të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht të rinjve një Shën Valentin të gëzuar.

“Mirëdita, dhe nga zemra u uroj të gjithëve ju që ndiqni këtë bisedë në rrjetet e mia sociale, dhe të gjithë shqiptarëve, gëzuar Shën Valentinin, ditën e fuqisë magjike, ditën e dashurisë, fuqisë magjike të shpirtit, të mendjes dhe trupit të njeriut. Ditën e forcës së përjetshme, më të fuqishme, më transformuese të individit. Uroj të gjithë të rinjtë në veçanti, por edhe të gjithë shqiptarët këtë ditë pasi dashuria është e pashtershme, është forca e shpirtit. Gëzuar,” tha Berisha.