TIRANE Kryeministri Sali Berisha me bashkëshorten e tij, Liri Berisha kanë qenë sot në në Qendrën e Kujdesit për të Moshuarit në Tiranë për t'u uruar moshës së tretë një Vit të Ri sa më të qetë dhe të mbarë. 

Gjatë takimit kryeministrit Berisha theksoi se e ka realizuar premtimin që u dha të moshuarve të kësaj qendre gjatë takimit të fundit e që konsistonte në përmirësimin e kushteve të jetesës për ta në këtë shtëpi të përbashkët të tyre.

Me një investim prej 50 milionë lekësh, Qendra e Kujdesit për të Moshuarit ka rritur cilësinë e kujdesit për ta, por ka rritur edhe kapacitetet, duke futur shërbimin ditor për moshën e tretë. 

"Kur kam ardhur për herë të parë këtu, gjeta se 80 përqind të pensionit ju e depozitonit në shtëpinë ku rrini, për ushqim. Këtë raport ne e kemi ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Ne kemi rritur mbështetjen e gjithanshme për moshën e tretë. Ju uroj gëzuar Vitin e Ri! ",- tha Berisha.
 
Qendra e Kujdesit për të Moshuarit në Tiranë prej disa vitesh mbështetet nga një kompani japoneze.