Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas situatës së krijuar në zonat malore ku janë bllokuar mijëra qytetarë prej reshjeve të borës.

Berisha është shprehur se mijëra qytetarë, fëmijë, të moshuar, të sëmurë të bllokuar në akset kombëtare dhe rrugët dytësore të Dibrës, Bulqizës, Matit, Kukësit Tropojës, Krujës e Shkodrës, ndërkohë nuk ka asnjë ndihmë nga qeveria.

“Veriu i bllokuar nga dëbora dhe stuhitë e furishme të saj. Mijëra qytetarë, fëmijë, të moshuar, të sëmurë të bllokuar në akset kombëtare dhe rrugët dytësore të Dibrës, Bulqizës, Matit, Kukësit Tropojës, Krujës e Shkodrës. Dëbora po arrin në 50 cm. Në Qafë Murriz janë mbi 300 udhetarë të bllokuar pa asnjë ndihmë.

Asnjë ndihmë, asnjë borëpastruese për hapjen e rrugëve! Dënoj me ashpërsi indiferencën e plotë dhe të papërgjegjshme të qeverisë ndaj kësaj situate të paralajmeruar”.