Ish-Kryeministri Sali Berisha, në fjalimin që iu drejton mbështetësve të tij, nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, tha se vetëm protesta dhe mosbindja civile është rruga për realizimin e qëllimeve tona.
Berisha i konsideroi mbështetësit e tij si shembulli i qytetarit atdhetar dhe të pamposhtur.
“Ccdo opozitar pret me padurim fitoren ndaj një regjimi të pamëshirë, antishqiptar që po e zhbin Shqipërinë nga shqiptarët.
Po shpopullon këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në histori.
Por sot çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë si drita e diellit se vetëm protesta e vazhdueshme, vetëm protesta e pamposhtur, vetëm mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore.
Është rruga për përmbysjen e narkoqeverisë.
Është rruga për krijimin e qeverisë teknike.
Për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fitoren e padiskutueshme të opozitës”, tha ai.