FUSHE-KRUJE, 02 prill 2013– Kryeministri ishte i pranishëm në një nga pularitë e Fushë-Krujës

Zhvillimet e fundit në koalicion nuk e penguan të flasë për Shqipërinë e zhvilluar. Është premtimi kryesor për katër vitet e ardhshme

Kryeministri ishte në periferi të Tiranës, në një nga pularitë e Fushë-Krujës për të dhënë të tjera premtime për mandatin e tretë qeverisës.

Kreditimi i fermerëve do të trefishohet dhe punësimi do të rritet me 30% premtoi Kryeministri.

"Është sektor i rëndësishëm ekonomik. Sot mishi i pulës përballon 30% të kërkesave të mishit. Do të bëjmë gjithçka për dyfishimin dhe mbidyfishimin e prodhimit ët tij në end. 1 miliard vezë në vit, prodhues i rëndësishëm që eksporton vezë në rajon e më gjerë. Gjatë 4 viteve edhe ky sektor do të rritet së paku me 30”, u shpreh kreu i qeverisë.

Berisha tha se në 8 vite është investuar më shumë se kurrë në Shqipërinë rurale.

“Sepse infrastruktura moderne, rrugët, shkollat, kanalizimet, ujësjellësi, vaditja, janë kushte themelore për funskionimin e ekonomisë në Shqipërinë rurale”, theksoi Kryeministri.

Pas heqjes së TVSh për makineritë bujqësore, Berisha tha se demokratët do të bëjnë gjithçka që të nxisin rritjen e prodhimit në vend.