Në takimin mes fermerët e Ana Malit në Shkodër, ish-kryeministri i vendit ka premtuar se nëse do të votojnë “Shtëpinë e Lirisë” për kandidatin Bardh Spahia do të ketë mjaft projekte për favorizimin e tyre. Ndër të tjera, Berisha u shpreh se “Basha është një lider i dobët dhe votimi në logon e PD-së është e humbur”.
Sali Berisha: Partia Demokratike këto 8 vite ka pasur në krye një burrë të dobët në të gjitha aspektet. Ai nuk u bë lider ndonjëherë. Ai nuk fiton pasi nuk di si udhëhiqet. Të gjithë shqiptarët po t’i pyesësh çfarë është, është lider i dobët. Plus standardin e ulët që ka treguar në këto muaj si politikan. Në këto zgjedhje duhet të bëjmë gjithçka për çdo votë. Bardh Spahia do vazhdojë projektet e bashkisë dhe projekte të tjera. Do të ndërtohet tregu. Gjëja më e lehtë është të përqendrohesh në qendrat e qyteteve. Por është detyrë kryesore të bësh çdo fshat me infrastrukturë qyteti. Nesër në pushtet ky objektiv do të jetë i pandryshueshëm.
Ne përballemi me qeverinë e Edi Ramës që nuk njeh as një rregull por edhe me Lul Bravën të cilit Edi Rama i ka dhënë logon tonë. Tani votimi në logon e PD është votë e humbur.





