Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po fsheh vrasësin e 22-vjeçares nga Kenia, e cila punonte në vendin tonë në një kazino.
Gjatë një takimi me anëtarët e degës 8, 9, 10 Berisha tha se klani Rama ëhstë më i rrezikshmi në Euuropë, dhe s eky klan vrasësish i urren shqiptarët.
“Nuk po ndalem në zinxhirin e pafund të vendimeve politike gjyqësore. Keni dëgjuar ju për vajzën 22-vjeçare, e dini ju ku fle vrasësi apo jo? Në qeveri, në qeveri. Po, po vrasësi i saj fle në qeveri, mbulohet nga qeveria, mbulohet nga Edi Rama.
E masakruan dhe asnjë hetim, çdo gjë u bë që të prishej çdo hetim. Por turp i madh, ajo kishte ardhur në Shqipëri, nuk ka akt më racist më të ulët. Prishën çdo provë për të mos hetuar njeriun e qeverisë.
‘Hakmarrja për drejtësi’, 17 të vrarë të ekzekutuar, 28 plaçkitje me armë, thyerje bankash, arkash, drejtësia e re i dha pafajësinë.
Edhe 17 lopë po të kishte vrarë një njeri do të kishte marrë një dënim. Kanë marrë 17 vetë dhe janë sot të gjithë për shkak të Edi Ramës dhe janë miq të Edi Ramës dhe të Olsi Ramës.
Klani Rama është klani më i rrezikshëm mafioz i Europës. Revolucioni është jetik, jo vetëm për demokratët, për PD, për çdo shqiptar që e do këtë vend. Për çdo shqiptar që do që Shqipëria të jetë një vend normal.
Ky grup, kjo organizatë kriminale që drejton sot, urren për vdekje shqiptarët dhe ju garantoj ju jo vetëm demokratët, edhe socialistët e ndershëm dhe ata pa parti.
Hajduti urren gjithmonë viktimën e tij. Atë që vjedh edhe e urren dhe urrejtjen e ka si ngushëllim për aktin që ka kryer”, deklaroi Berisha.