Ish kryeministri Sali Berisha, i është rikthyer sot akuzave ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsit për të cilin ka botuar edhe një shkrim të plotë.

Shkrimi bën fjalë për konfliktet në të cilat është përfshirë Rama që kanë të bëjnë kryesisht me koncesione në kompani të lojërave të fatit. "Si Edvin Kristaq Rama futi lojrat e fatit te Shqiperise ne kontrollin e vet familjar nepermjet vella Osit, trafikant kokaine. Ai e realizoi kete akt megakorruptiv duke shkelur ne menyre flagrante te gjitha ligjet e vendit. Pak dite me pare, ne nje status te veçante ne denoncuam kete vjedhje te madhe te Edi Rames nepermjet vellait te tij Olsi. Ketu me poshte keni analizen ligjore te ekspertit, te konfliktit te katerfishte te interesit te kumbar Rameve ne kete afere te piset botuar ne portalin Politiko!, shkruan Berisha. 

Shkrimi i plote

"Skandali / Koncesioni i Mbikqyrjes së bixhozit i jepet kompanive të bixhozit 

4 konfliktet e interesit: Të përfshirë Olsi Rama, Endri Meksi, ‘Admiral’ dhe ‘Lotaria Kombëtare’

Fituesi i Koncesionit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit është bërë publik sot me anë të një njoftimi zyrtar. Ish-Kryeministri Berisha qe i pari që dha sinjal se ky koncesion ishte dhënë në kundërshtim me rregullat duke publikuar edhe faksimile të dokumentacionit. Një investigim i Poliko.al ka zbuluar katër raste të konfliktit të hapur të interesit të cilët i gjeni të renditur më poshtë:

Konflikti i parë i interesit:

Në konsorciumin e shpallur fitues, bën pjesë edhe kompania Admiral Sportwetten, e cila, siç duket nga emri, merret me bastet sportive. Pikat ‘Admiral’ që i sheh në çdo cep të çdo qyteti të Shqipërisë, tashmë do të “kontrollohen” po nga ‘Admiral-i’ që është pjesë e firmës që fitoi koncesionin e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (në këtë rast të vetes). Më poshtë keni lidhjen e cila jep një ide se çfarë është dhe me çfarë merret kompania në fjalë.

http://www.admiral.ag/en/compa…

Konflikti i dytë i interesit:

Në konsorciumin e shpallur fitues, bën pjesë edhe kompania ATSI Spolka Akcyjna, pjesë e kompanive “Novomatik”, e cila ka partneritet me gjysmën e tregut të lojrave të fatit në Shqipëri, dhe zotëron me një licensë koncesionare, “Lotarinë Kombëtare”, në Shqipëri. Pra, Novomatik, jo vetëm që e furnizon tregun dhe zotëron një pjesë të tij, por edhe do ta “kontrollojë”. Më poshtë lidhja që shpjegon identitetin e kësaj kompanie.

http://atsisa.com/

Konflikti i trete i interesit:

Vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, është ortak me pronarin e kompanisë së shpallur fituese “MC Networking” shpk. Pra, Kryeministri do të firmosë një koncesion 30 vjeçar me ortakun e vëllait.

Konflikti i katërt i interesit:

“MC Networking” shpk i shërben disa kompanive të basteve, duke u mirëmbajtur rrjetin informatik. Tani do të jetë e detyruar edhe “t’i kontrollojë” ato, pra të kontrollojë veten.

Çfarë parashikon koncesioni?

“MC Networking” parashikohet të realizojë investimin për ngritjen e Sistemit Kombëtar, i cili do të monitorojë “online” të gjitha paratë që qarkullojnë në aktivitetin e lojrave të fatit në Shqipëri. Koncesionari privat do të vjelë për 30 vite dy tarifa nga të gjitha kompanitë e lojërave të fatit: tarifën e mirëmbajtjes së sistemit dhe atë të shlyerjes së investimit fillestar për ngritjen e tij.

Tarifa e parë do të jetë fikse për çdo pajisje apo lojë fati. Veç kësaj, kompanitë e bastëve dhe lojërave të fatit do të paguajnë për shoqërinë koncesionare edhe një tarifë të dytë, si përqindje mbi xhiron bruto për shlyerjen e investimit.

Sipas Top Channel, tarifat janë propozuar nga kompania koncesionare në ofertën e tenderit. Ministria e Financave edne nuk e ka bërë publike ofertën, por përpara se të hyjnë në fuqi tarifat e propozuara nga kompania private, duhet të miratohen me vendim Qeverie."