Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në profilin e tij në "Facebook" nxjerr emrin e një shefi policie në Delvinë, i cili sipas denoncimit të qytetarit dixhital, është personi që ka dekonspiruar e prishur aksionin policor për të kapur të ashtuquajturin "Eskobari i Ballkanit", Klement Balilin.
Sipas Berishës, ai quhet Vangjel Xhavara dhe aktualisht është oficer policie në Fushë-Krujë.
"Narkodrejtori qe informoi Balilin! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
‘Mirmbrema Doktor pasi lexova ne media informacionin e Shish per oficeret e implikuar per trafik droge dhe denkospirim te operacioneve policore shefi i komisariatit delvine esht Vangjel Xhavara i shkarkuar nga qeveria ton e PD dhe i rikthyer nga Edi shullazi sot ky polic trafikant esht oficer ne fushkruj .un te kam drg sms dhe me shpejt per kete person i cili prishi aksionin kundra Balilit disa her", shkruan Berisha.





