TIRANE, 25 korrik 2013 – Kryeministri në detyrë, Sali Berisha tha sot se zgjedhja e Bashës në krye të PD-së, ka sëmurur dhe tmerruar, kreun e PS-së, Edi Rama. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Berisha shprehet se, që prej vitit 2011, Rama vuan nga kompleksi i inferioritetit dhe e konsideron veten “kurban” të Bashës.

Mesazhi i plotë i Berishës

” Te dashur miq, burime nga selia mavi bejne te ditur se zgjedhja e Lulzim Bashes ne krye te PD, njeriut qe e mundi Ramen ne maj te vitit 2011, ka semurur dhe tmerruar Edi Ramen, i cili nga maji i vitit 2011 vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten “kurban” te Bashes! sb”- shkruan Berisha.