Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm ka akuzuar drejtuesit lokalë dhe ata qëndror të mazhorancës socialiste se me zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë për qëllim ndërtimet e mafias dhe plantacionet e drogës. 

Berisha u shpreh se njëlloj siç shpërthyen në vitin 2015, në vitin 2020, në çdo viti paraelektoral Edi Rama përgatit tokën e djegur që i përshtatet shumë bimës së kanabisit për plantacionet e drogës, për të shndërruar drogën në votë dhe votën në krim.

“Miqtë e mi, këto dy javë, nga thellësitë e maleve, nga jugu në veri, në bregdet dhe kudo kanë shpërthyer qindra vatra zjarri.

Njëlloj siç shpërthyen në vitin 2015, në vitin 2020, në çdo viti paraelektoral Edi Rama përgatit tokën e djegur që i përshtatet shumë bimës së kanabisit për plantacionet e drogës, për të shndërruar drogën në votë dhe votën në krim. Zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë dy qëllime: ndërtimet e mafies, plantacionet e drogës” tha Berisha.