TIRANË, 21 prill 2013- Kryeministri Sali Berisha në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook” fokusuar të marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se duke mos votuar tre ligjet bllokoi integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe Evropiane.
“Nuk na mbetet gje tjeter veçse te themi Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptare si ky. 23 qershori po vjen. Shqiptaret do te votojne per te shembur murin e bllokimit per te ardhmen e tyre europiane!”, shkruan Berisha.
Berisha riktheson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, dëshmon konsolidimin e Kosovës si shtet i pavarur.
“Me zbatimin e saj, marreveshja perben bazen e normalizimit te marredhenieve midis ketyre dy shteteve te pavarura dhe çel rrugen qe keto dy vende, por edhe serbet dhe shqiptaret ne teresi, te nisin nje epoke te re ne marredheniet midis tyre, ne interes te te ardhmes se tyre europiane.”- thekson Kryeministri.





