13 gusht 2013 –Sali Berisha kryeministri në detyrë ka reaguar sot në rrjetin social Facebook mbi deklaratat e “Agimit te Arte” në Himarë.
“Një ceremoni mortore e politizuar deri në nazizëm nga një grusht fare i vogël ekstremistësh, vrau këto ditë për së dyti të riun A. Guma.
Përpjekjet për të gjetur nëpërmjet nekropolitikës, minoritet në Himarë janë donkishoteske dhe tragjikomike. Himara në shekuj ka qenë dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar me kontribute të mëdha në luftrat e vendit për liri, në letrat, artin dhe kulturën kombëtare.
Në këtë zonë, disa nga fshatrat dhe vetë Himara jane bilingual, por me ADN dhe nëngrupe gjaku identike me fshatrat e tjera që në mijëra vjet nuk kanë folur një fjalë në gjuhën greke apo tjetër përveçse shqipes se bukur. Një ceremoni përkujtimore mortore me politizim ekstrem dëshmon dhe njëherë mjerimin e atyre që duan të gjejnë në të vdekur, gjurmët e një minoriteti që nuk ka egzistuar kurrë në Himarë. Sb’, shkruan Berisha në Facebook





