Në sallën e Kuvendit u krijuan tensione pasi kryeparlamentarja, Elisa Spiropali i fiku mikrofonin kreut të PD-së, Sali Berisha pasi i mbaroi koha e fjalës.

E ka mbaruar fjalën, ka mbaruar koha. Noka për çfarë po ngriheni? Mos bllokoni foltoren se do të na detyroni ta kthejmë në proces tjetër”, iu drejtua kryetarja e Kuvendit.

Por, deputet e PD-së shkuan drejt foltores, ndërsa Sali Berisha u fut LIVE në FB për të mbaruar fjalën e tij.

Më pas kryeparlamentarja mori vendimin për t’i dhënë edhe pak kohë kreut të PD-së.

“30 sekonda zotit Berisha”, tha Elisa Spiropali.

Ndërsa Berisha u shpreh se:

“Nuk mundet që kimia me Lubi Lotin, nuk e quaj më Ballluku. Kishit dëgjuar ju ndonjëherë nga viti 2005 deri në 2013-n të flitej ‘loti, loti, loti’. Jo mor zotëri. Kontraktohej rruga nga Kthesa e Levanit në Tepelenë. Nga Hani i Hotit në Shkodër, nga Farka në Elbasan. Kjo ka sjellë modelin hyrja e Edi Ramës, i cili priste gjoba për çdo hyrje, kjo për çdo lot tani. Të kesh kurajo t’ia thuash aty në media, si mund të ndahen 13 km në 14 kontrata. E kuptoni ju apo jo? Hë Niko, thuajeni pak, se drejton mbledhjet aty. Ose vij unë tua them në mbledhje, sepse përfaqësoj unë elektoratin socialist jo ti.”