23 prill 2015 – Nga parlamenti nisi sherri i sotëm mes kandidatit socialist për Tiranën, Erion Veliaj dhe Berishëve. Fillimisht ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kuvendi i kujtoi ministrit aktual të Mirëqënies Sociale dasmen te kalaja e Gjirokastrës, me lekët e mamasë, siç ka qenë shprehur më parë Veliaj.

“Këta vjedhin gjithë ditën. Shihni tenderat e tyre, fiton i vëllai tenderat e ministrit dhe tani hidhet e propozohet për kryetar bashkie. Po na thoni një rast të vetëm kur ka ndodhur kjo? Jeni lëshuar në orgji e salltanete të paimagjinueshme. Po kur ka ndodhur një dasëm me dy raunde në kështjellë e stër kështjellë. Na rroftë mamaja! Vetë e tha që ma bëri mamaja dasmën, nuk e thashë unë. Juve nuk ju bën përshtypje se bëhet dasëm me paret publike në kështjellën e Gjirokastrës dhe ju bën se e përmënd unë,” tha Berisha.

 

Duke iu përgjigjur Berishës, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë tha se ka bërë një dasëm normale shqiptare dhe se nuk është martuar me kushërirën, duke aluduar për Shkëlzen Berishën.

 

“Ti e ke të vështirë të flasësh për martesa. Të paktën ne s’martohemi me kushërinj, kjo është gjë e mirë”, ishte reagimi i Veliajt.

 

Por, këtë herë ka qenë fjali i Sali Berishës, i cili i është kundërpërgjigjur ministrit. “Nje sqarim i shkurter per “Zogun e Rames”. Ne farefisin tone Erion, as per dashuri, as per leke, as per buke, as per burse, as per fonde e as per karriere, askush nuk eshte lidhur/martuar me kushuri/ra, me burra, me grate e shokeve, apo me shoket e grave. E kuptoj qe pasi ke shitur e prekur “fiq” gjithe jeten (qe i vogel) per T’JA DALE e ke te veshtire ta besosh, por eshte e vertete,”. Reagimi i Shkëlzen Berishës është bërë nga faqja e tij personale në Facebook.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”