Silvio Berlusconi nuk është më presidenti i Milanit por edhe pse e ka shitur pronësinë e klubit ai vazhdon të mbetet tifozi numër 1 i skuadrës kuqezi. Ecuria shumë e dobët e Milanit në këtë sezon ka prekur edhe ish-numrin 1 të 7-herë kampionëve të Europës.
Në një intervistë Berlusconi deklaroi se pavarësisht se nuk ka shkuar më në stadium për të parë ndeshjet e Milanit ai i ndjek kuqezinjtë nga televizioni dhe është bërë vërtet keq duke parë paraqitjet e shëmtuara që ka dhuruar skuadra e Montellës.





