ITALI, 8 maj 2013- Gjykata e Apelit në Milano ia ka konfirmuar dënimin me burg ish-kryeministrit Silvio Berlusconi për rastin Mediaset, duke e dënuar me katër vjet burgim për shkak të mashtrimit dhe pesë vjet ndalesë ushtrimi të funksionit publik, raportojnë mediet italiane.

Tre herë ish-kryeministrër, Berlusconi ka të drejtë t’i ankohet edhe Gjykatës së kasacionit, transmetoi agjencia amerikane e lajmeve AP.

Berlusconi në muajin tetor 2012 u shpallë fajtor për skemën e fryrjes artificiale të çmimeve që Mediaset ka paguar të drejtat për emetimin e filmave amerikanë në ZTV, me ç’rast dallimin në çmim e ka futur në xhep të vet.

Mediaset është kompani mediatike të cilën më 1970 e formoi Silvio Berlusconi, kurse sot ai disponon me 38.6 për qind të aksioneve.

Nëse aktgjykimi hyn në fuqi, Berlusconi nuk do të mund të jetë as në krye të kompanisë për një periudhë trevjeçare.