Trishtim dhe keqardhje në fjalët e Silvio Berlusconi-t gjatë një bisede private për “Il Corriere della Sera” me argumnetin Milan, dashurinë e tij të vjetër tashmë të harruar.
“Është një pjesë e zemrës dhe jetës time. Do të doja të paktën që skuadra të shkonte mirë. Ky është hidhërimi im, keqardhja ime. Nuk e kam kuptuar fushatën e blerjeve. Nuk ishte parë kurrë që një skuadër të ndryshonte të 11 lojtarët. Me gjithë ato para të shpenzuara, nuk mund të blihej një lojtar i klasit të lartë?”, pyet ish-numri 1 i klubit kuqezi.
Më tej ish-presidenti që ka fituar gjithçka me Milan-in “ngel në klasë” Montella-n dhe kujton: “Doja që në drejtimin e stolit të qëndronte Brocchi. Por ndodhesha në spital, mes jetës dhe vdekjes. Dhe më thanë Montella. Nuk më pëlqen se si po e bën skuadrën të luaj, nuk ka një ide. Më shpjegoni se si mund të përfundojnë shpesh në stol Suso dhe Bonaventura që janë lojtarët teknikisht më të përshtashëm. Dhe si mund të bësh të njëjtën lojë gjithmonë ën linja, për të njëtin kros në zonë?”
Në fund Berlusconi ka një koment edhe për shiritin e kapitenit që iu dha Bonucci-t: “I është dhënë një lojtari që prej vitesh ka qenë flamuri i Juventus-it. Është Montolivo. Shiriti i kapitenit i duhej dhënë atij”.





