Itali, 4 korrik 2014 – “Po çfarë Italie, Botërorin e humba unë, pasi isha duke ia shitur Balotellin një skuadre angleze për shumë miliona, por pas këtij Botërori kush ma blen më?”. Fjalë të Silvio Berlusconit. Që nga Roma, gjatë asamblese së grupeve parlamentare të Forza Italia, foli për futbollin, Botërorin dhe në veçanti për Mario Balotellin. Lajmi u bë i ditur nga agjensia e lajmeve Adnkronos, që citon informacionet e marra nga disa dëshmimtarë. Adnkronos në fakt tregon se Silvio Berlusconi ka bërë shaka në lidhje me zhvlerësimin e Mario Balotellit pas aventurës së tij zhgënjyese në Botërorin e Brazilit.

Agjensia e shtypit bën të ditur se Berlusconi siç tregojnë disa nga njerëzit që kanë qenë të pranishëm, iu ka zbuluar atyre se ishte duke ia shitur Balotellin një ndër klubeve më të mëdha angleze për afërsisht 35 milionë euro, por pastaj tratativa u ndërpre me eliminimin e Italisë nga Botërori. Me herët gjithmonë në Roma gjatyë impenjimeve politike, Berlusconi kishte bërë tyë ditur se De Sciglio do të qëndrojë te Milani, dhe diçka të tillë ia ka komunikuar kryeministrit Mateo Renzi gjatë një bisede ku ka patur vend edhe për futbollin.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/