“Një përshëndetje për Alfanon, që për 12 vite me radhë si asistenti im u shtir si tifoz i Milan, por një ditë e kam parë të dëshpërohej pas një goli të pësuar nga Juventus kundër Benfica-s. Kam bërë një hetim dhe kam zbuluar se ai ka qenë gjithmonë i ccmendur me Juventus-in. Në politikë është mirë të kesh edhe një opinion ndryshe nga të tjerët”.
Ky ka qenë komenti ironik i bërë nga ish-presidenti i Milan, Sivlio Berlusconi, për ish bashkëpunëtorin e tij. Ka qenë e menjëhershme replika e ministrit Alfano:
“Kam qenë gjithmonë një tifoz i Juventus dhe nuk e kam fshehur asnjëherë. Të gjithë ata që më njohin e dinë këtë. Për sa i takon Berlusconi-t, mendoja se kishte vazhduar jetën pa mua. Mesa duket nuk ia del dot. Përndryshe nuk shpjegohen falsitetet e thëna për mua”.





