MILANO, 18 shkurt 2013 – Si mundet Barcelona? Kjo është një pyetje që vitet e fundit e kanë bërë dhjetëra trajnerë e qindra specialistë futbolli dhe pothuajse askush nuk ka gjetur përgjigje, por Silvio Berlusconi e ka shumë të qartë.
Sipas presidentit të Milanit, mjafton një markim personal për Messin dhe dy sulmues para.
“Unë mendoj se një lojtar si Messi duhet t’i nënshtrohet markimit personal, ndërsa para duhet të luajnë Pazzini dhe El Shaarawy. Allegri është dakord me dy sulmuesit. E di kush është roli i presidentit dhe trajnerit, por kur presidenti nuk është i kënaqur, e shkarkon nga detyra trajnerin”, deklaroi Berlusconi duke shtuar se edhe për një sezon tjetër tekniku i kuqezinjve do të mbajë detyrën e tij.
“Allegri ka edhe një vit kontratë dhe do të qëndrojë tek Milani”, theksoi padroni kuqezi.