ITALI, 24 qershor 2013 – Ish- kryeministri italian, Silvio Berluskoni, është gjetur fajtor për akuzën e seksit me një prostitutë minorene dhe abuzim me detyrën.

Ai është dënuar me shtatë vite burg dhe do i ndalohet edhe marrja e posteve publike, në varësi të rezultatit të apelit.

76- vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Në tetor të vitit të shkuar Berluskoni është dënuar me katër vite burg për mashtrim me taksat.