Silvio Berluskoni, një “kavalier” edhe në luftën kundër koronavirusit.
Ish-presidenti i Milanit u është bashkuar atyre që po përballën me pandeminë e virusit vdekjeprurës.
83-vjeçari, aktulisht president i Monzas, ka vendosur të vërë në dispozicion të krahinës së Lombardisë nëpërmjet një donacioni shumën 10 milionë euro, e domosdoshme për të ngritur një repart të ri të terapisë intensive me kapacitet 400 shtretër në spitalin e Milanos apo në qendrat e pritjes së të sëmurëve.





