ITALI – Lideri i Polit të Lirisë, Silvio Berluskoni fle gjumë gjatë inagurimit të Memorialit kushtuar hebrenjve në Milano. Gjatë ceremonisë ish kryeministri italian ishte ulur mes koordinatorit të Pdl në Lombardi, Mario Mantovani, dhe gruas së kryeministrit Mario Monti, e cila shoqëronte të shoqin në këtë aktivitet.

Në fotot e publikuara nga agjensia ANSA duket mjaft qartë që ish kryeministri italian “ia fut një sy gjymë”, ndërsa aktiviteti i programuar vazhdonte. Madje edhe kur ngrihet në këmbë ai është ende i përgjumur.