Presidenti do të mbushë 3 dekada në “fronin” e Milanit, që kur në shkurt të vitit 1986 e mori në një sallë gjyqi teksa ishte pranë falimentimit: 28 trofe të fituar, praktikisht gjithçka!
Sa ka investuar Silvio Berluskoni tek Milani?
Pyetja është shumë spontante duke qenë se po afron 30 vjetori i presidencës së “Kavalierit” në fronin e klubit kuqezi, nëpërmjet grupit Fininvest, që në datën 10 shkurt 1986, kur në studion e avokatit Vitorio Doti, Paolo Berluskoni (Silvio ishte në Paris për të mbyllur një tjetër operacion) firmosi me avokatët e Xhani Nardit (kreditori kryesor i Xhusi Farinës) akordin për të blerë 52% të Milanit.
Silvio Berluskoni do të bëhet zyrtarisht president i Mialnit vetëm disa javë më vonë. Por, për të nderuar menjëherë kredinë e caktuar nga Nardi me Ismil (holding ku edhe ishte edhe shefi i klubit në Via Turati) dhe për të shmangur që gjykata e Milanos të nominonte jë administrator gjyqësor, me rrezikun që Milani të fshihej si klub sportive, Berluskoni, nëpërmjet “Rete Italia” (kontrolluar nga Fininvest) menjëherë pagoi më shumë se 6 miliardë lireta të vjetra, duke u impenjuar më pas që të mbushte arkat me 25 miliardë lireta të tjera (12,91 mln euro) me titull rritje kapitali për të nderuar kështu borxhet e klubit (mungojnë pagesat për Irpef, lojtarët e pashlyer), të mbulonte humbjen e bilancit për sezonin 1985/86 dhe të proçedonte në fuqizimin e skuadrës.
Me atë rritje kapitali prej 25 miliardësh lireta, Berluskoni dhe Fininvest hoqën kështu aksionerët në minorancë, që në atë kohë zotëronin 48% të klubit, dhe pavarësisht tenativave të ortakëve të vegjël për t’u rikthyer në “lojë” (apelimet që s’patën sukses) padroni i Canale 5, Italia 1 dhe Rete 4 shkoi me një goditje në 99,9%, duke nisur kështu aventurën e tij në një klub historic, duke revolucionizuar futbollin modern (në planin e lojës falë intuitës së pasur nga Arrigo Saki, si në atë të biznesit) dhe duke e bërë Milanin një nga skuadrat më fituese në kenarin ndërkombëtar në 30 vitet e fundit.
Numrat – Numrat flasin vetë. Nën presidencën e Berluskonit, Milani ka fituar praktikisht gjithçka. 13 trofe ndërkombëtarë: 2 Kupa Interkontinentale (1989 dhe 1990); 1 Kupë Bote FIFA për Klube (2007); 5 Kupa Kampionësh/ Champions League(1989, 1990, 1994, 2003, 2007); 5 Superkupa Europe (1989, 1990, 1995, 2003, 2007). 15 trofe italianë: 8 tituj (1988, 1992, 1993, 1994, 1996, 1999, 2004, 2011); 1 Kupë Italie (2003); 6 Superkupa (1989, 1992, 1993, 1994, 2004, 2011).Por, sa ka investuar Berluskoni tek Milani për të arritur këto triumfe? Sipas zbulimit të CF – Calcioefinanza.it, që ka kaluar të gjitha bilancet e Milanit nga 1985/86 tek 2014 (dokumenti i fundit zyrtar i aprovuar), në 30 vjet, Fininvest ka derdhur në arkat e klubit 715,47 milionë euro, krahasuar me arkëtimet dhe faturimin e klubit kuqezi prej 691,79 milionë euro.
Në këto 30 vjet, pra, Milani ka humbur mesatarisht 23,05 mln euro në sezon dhe aksionisti ka ndërhyrë për t’I dhënë vazhdimësi klubit me riparim kapitali që në mesatare është baraz me 23,84 milionë euro në vit.