ITALI– Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni ka mbrojtur përdorimin e ryshfetit në biznes duke deklaruar se diçka e tillë është e nevojshme kur sigurohen marrëveshje ndërkombëtare për kompanitë italiane.
Silvio tha se pagesat ilegale janë vitale në procesin e negocimit me vendet dhe regjimet e botës ë tretë.
Berluskoni i bëri këto komente në përgjigje të debatit mbi skandalet korruptive që janë shtuar në vitet e fundit.
Në këtë linjë Silvio doli kundër arrestimit të Giuseppe Orsit, drejtorit të përgjithshëm të Finmecanika i cili akuzohet se i pagoi qeverisë indiane për të siguruar një kontratë helikopterësh.