11 mars 2015 – Është konfirmuar pafajësia për ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, i cili akuzohej për shfrytëzim prostitucioni me persona minorenë.

Edhe pse në shkallën e parë Berluskoni ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me shtatë vjet burg nga Gjykata e Milanos, gjykata e Shkallës së Dytë e shpalli të pafajshëm.

Në seancën e djeshme gjyqësore, në Gjykatën e Kasacionit në Itali, e cila zgjati më shumë se 9 orë, u hodhën poshtë ankesat e Prokurorit të Përgjithshëm të Milanos, Pietro De Petris.

Në vitin 2013, një gjykatë gjeti se ai kishte paguar për të bërë seks me një kërcimtare klubesh nate 17-vjeçare, Karima El- Mahroug.

Që prej atij viti e deri më tani, Berluskoni ka vuajtur një dënim me punë në shërbim të komunitetit, pasi ishte dënuar për mashtrim me taksat.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/