24 janar 2015 – Edhe pse Milani “dergjet” në mesin e renditjes së Serisë A dhe nuk ka më yje në skuadër, presidenti Silvio Berlusconi ka deklaruar se lojtarët aktualë që veshin fanelën kuqezi nuk do i ndërronte me askënd tjetër. Ashtu si çdo të premte, “Kavalieri” vizitoi ekipin në Milanello dhe iu drejtua kështu lojtarëve:
“Mos u demoralizoni. E përsëris që juve nuk ju ndërroj me asnjë tjetër. Jam i lumtur me lojtarët që ka në përbërje Milani. Nuk duhet të keni frikë. Futbolli kështu e ka, me momente të mira dhe të këqia.” Presidenti e mbylli fjalimin me këtë frazë: “Unë dhe klubi kemi besim maksimal te trajneri dhe te ju!”





