Bernard Berisha ka fituar respekt të madh në Rusi. Në fakt, futbollisti kosovar është bërë hero i një tifozi të skuadrës së tij, Anzhi Makhachkala.

Pasi kjo skuadër e siguroi një barazim me CSKA Moskën, tifozi zbriti në fushë për të festuar me lojtarët dhe një pjesëtar i sigurimit të stadiumit e kapi atë, për ta larguar nga fusha.

Mirëpo, futbollisti pejan nuk e lejoi një gjë të tillë, duke ia hequr sigurimit tifozin nga duart dhe duke e mbrojtur nga arrestimi.