Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane, aktualisht ndodhet në Maltë, ku ka shkuar për një vizitë politike. Nga atje, ai ka publikuar një fotografi në profilin personal të tij në Facebook, ku shfaqet përkrah emrave të rëndësishëm, të mbledhur në Parlamentin Europian.
Në një prej fotografive, ai shfaqet me Tritan Shehun dhe Roço Buttiglione, Presidentin e demokristianëve italianë, ku mban në dorë dhe një çantë. Ky detaj nuk i ka shpëtuar aktorit të humorit, Bes Kallaku.
Ai e ka pyetur Ndokën se çfarë mban në të dhe merr si gjithmonë mori një përgjigje shumë sportive nga deputeti.