Aktori i njohur Bes Kallaku ka rrëfyer dje për herë të parë në emisionin "Tek Unë" me moderatore Arjola Shehu në InTv për sfidat e jetës së tij, ku i është dashur të flinte dhe në tavolinë.
“Nëse nuk ke vuajtur, nuk e di as cfarë do të thotë sukses, as çfarë domethënë mirënjohje”. Kështu e ka hapur ai diskutimin dhe më pas ka treguar vështirësitë e tij. “Kam shkuar e kam ardhur me furgon nga Fushë Kruja, kishte netë që dilja tek Zogu i Zi dhe nuk gjeja furgon dhe kthehesha te Piramida, ka qenë një tavolinë, dhe flija në tavolinën ku lexonim, përdorja si jastëk tre apo katër dosje. Më fal se u bëra edhe vetë keq se për herë të parë e kam thënë”,u shpreh ai./intv.al/