I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur Bes Kallaku. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij muzikore, bashkëpunimin e suksesshëm me Mandi Nishtullën dhe gjithashtu ka treguar edhe arsyen e shkëputjes së tij nga angazhimet në televizion.
A ka patur një moment dobësie në karrierën e tij profesionale? Ja si përgjigjet aktori:
“Dua të jem i saktë në termin që do përdor. Ndonjëherë jeta të sjell disa variante, disa njohje ku ti thua “Ta bëj këtë punë ça merrem me art? Çfarë do të më sjellë arti?” Disa mënyra pasurimi të shpejta që i kam menduar por nuk i kam bërë kurrë në jetën time. ‘Step by step’ më mirë gjërat që i kam arritur deri më sot me hapa të vogla. Rëndësia e hapave të vogla në jetë është shumë e madhe. Ndodh që mund të bësh një hap të madh dhe e gjithë periudha nga fillimi dhe deri atje me hapin e madh i gjithë ky vakumi në mes mund edhe të të tërheqë pas dhe të të kthejë aty ku u nise”.
Përveç anës profesionale po jetën private dhe personale ka patur ndonjëherë moment dobësie?
“Secili prej nesh ka kaluar momentet e veta dobësie. Dhimja të bën të ditur edhe gjëja më e rëndësishme në jetë është kur të gjitha këto momente të bëjnë më të fortë dhe ndikojnë për mirë tek ty sepse nuk mund të ngrihesh pa qenë i rrëzuar. Na duhet të kemi ndonjëherë një shkundje edhe unë historikisht e kam pasur problem shumë të madh ‘comfort zone’-in prandaj Besi ka bërë aktorin, futbollistin, këngëtarin, prezantuesin, biznesin. Në jetë duhet të provosh”.