Këngëtarja Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong 2024”, që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Me këngën “Zemër n’dorë”, Kokëdhima ishte më e votuara nga publiku në Festivalin e 62-të të Këngës.
Ndërkohë, çmimin e parë e mori Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”. Juria renditi të dytin Tiri Gjocin me këngën “Në ëndërr”, ndërsa në vend të tretë Shpat Dedën me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.