Besa Kokëdhima ka komentuar mikëpritjen që i është bërë në vendin tonë këngëtares me famë botërore, Dua Lipës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kokëdhima thotë se Dua Lipa është një yll, por ajo është pritur me lëvdata në Shqipëri vetëm sepse bën art jashtë vendit, sepse sipas saj, artistët shqiptarë nuk vlerësohen siç duhet dhe se shpesh përdoren nga politikanët në fushata zgjedhore apo inaugurime.
Së fundmi, këngëtarja ironizon edhe politikanët duke i cilësuar si të vetmit “yje” që ia kalojnë çdo artisti të talentuar në Shqipëri.
“Dua Lipa eshte nje yll! Por Dua u be edhe ne nje shtet e treg prej verteti. Nuk do kish as pritje me levdata, kortezira e tapete po te kish qene ne Shqiperi, pa te drejta autori, pa prioritarizim e mbeshtetje per artin, ne kushtet mjerane qe e kane katandisur artin dhe artistet Shqiptare. Po te kish qene Dua ne Shqiperi, muziken e saj do e quanin jokomerciale, nga perdorimi i muzikes se saj do perfitonte o te ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike ne clubs apo perdorimit nga politikanet ne prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Keta habiten shume qe kur ke talent mund te behesh yll, se ne Shqiperi yjet e vetme nga kalon gjithcka jane politikanet. Rockstaret me ekstravagante e shoëmen-et me te spikatur jane politikanet”, shkruan Besa në reagimin e saj.