Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka përfunduar në spital pasi është prekur nga viroza e gripit.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja zbuloi krahun e masakruar pasi mbrëmjen e kaluar infermierët po i merrnin gjak.
“E kalova natën në spital për shkak të një komplikacioni nga gripi. Tani e di pse duan infermierë shqiptarë në Europë! Nuk mund të merrnin gjak pa ma masakruar krahun”, shkruan Besa.





