19 maj 2014 – Kohëve të fundit shumica prej këngëtareve iu kanë përveshur punës që në treg të sjellin projekte të reja artistike. 

E një gjë të tillë e ka lajmëruar edhe këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima e cila përmes një statusi në rrjetin social ‘Twitter’ ka treguar që është duke punuar për këngën e saj më të re. 

“Mbretëreshë së shpejti më 29 maj”, kishte shkruar këngëtarja, duke bërë me dije edhe titullin e këngës. E këtij projekti më së shumti i janë gëzuar fansat e Besës, të cilët përmes komenteve të shumta kanë treguar se mezi presin ta dëgjojnë këngën më të re të preferuarës së tyre. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah/