Besa Kokëdhima u ngjit e dyta në skenën e “Eurovision” në gjysmëfinalen e dytë, me një performancë të që na bëri krenarë.

Artistja performoi këngën “Titan” të cilën e këndoi në gjuhën angleze. Për shqiptarët që duan të mbështesin këngëtaren Besa Kokëdhima ka 2 mënyra.

Brenda pak orësh, kënga ka marrë mbi 10 mijë klikime, teksa është pritur mirë edhe nga publiku.

Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.

Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi Rest of the World (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.