03 janar 2015 – Besart Berisha e nis me këmbën e mbarë 2015, por pa mundur ta shmangë humbjen e skuadrës së tij ndaj Perth Glory. Merlbourne Victory humbi mundësinë për ngushtuar diferencën me kryesuesit e kampionatit, pasi u mposht 1-2 në shtëpi nga Perth Glory, që kaloi në avantazh të dyfishtë brenda 16 minutave të para. Takimi u zhbllokua nga Keogh, në minutën e 9-të, për të ardhur më pas te finalizimi i Harold sapo u mbush cerek ore lojë.
Shpresa e Merlburn Victory i ndezi Besart Berisha në minutën e 58 me 11-metërsh, por Perth Glory i kushtoi më shumë vëmendje fazës mbrojtëse, duke mos lejuar ndryshim tjetër reuzltati. Ky ishte goli i 6 i sulmuesit shqiptar në 8 sfida të kampionatit dhe i 9-ti në total, duke përfshirë edhe finalizimet në Kupë. Besart Berisha luan në kampionatin australian që nga viti 2011, teksa ka realizuar 54 gola në 84 ndeshje me Brisbane Roar dhe Merlburn Victory.





