Besëtytnitë e Vitit të Ri janë një pjesë thelbësore e zakoneve të disa kulturave, të cilat shumë njerëz i praktikojnë me synimin për të siguruar një fillim të përsosur të vitit.

Një nga bestytnitë më të njohura është besimi se larja e rrobave në ditën e Vitit të Ri mund të sjellë fat të keq, veçanërisht nëse bëhet më 1 janar.

A është e vërtetë kjo?

Realiteti është se ende nuk dihet se nga vjen kjo besëtytni e Vitit të Ri. Pavarësisht kësaj, tradita ka qëndruar ndër vite. Besohet të jetë një praktikë veçanërisht e zakonshme në jug të Shteteve të Bashkuara. Në disa raste, njerëzit madje shmangin nxjerrjen e plehrave në këtë ditë.

Është gjithashtu e vërtetë që shumë njerëz i ndjekin këto tradita nga zakoni ose për argëtim, si në rastin e ndjekjes së tendencave të TikTok. Gjëja më e rëndësishme është që fillimin e 2025-ës ta festojnë në mënyrën e tyre, me gjithë energjinë pozitive dhe ta përballojnë atë në mënyrën më të mirë.

Nëse keni menduar se ka vetëm një mit për të nisur 2025-n, nuk është ashtu, pasi ka dhe të tjera si për shembull:

Filloni Vitin e Ri me këmbën e djathtë.

Goditja e bukës në dyer dhe mure besohet se largon shpirtrat e këqij.

Të qash në ditën e parë të vitit konsiderohet si shenjë se 12 muajt e ardhshëm do të jenë plot vështirësi.

Hapja e derës së përparme para mesnatës lejon që viti i vjetër të largohet dhe i riu të hyjë.

Ecja rreth shtëpisë tuaj shtatë herë thuhet se ndihmon në çlirimin e çdo energjie negative të akumuluar.

Të hash thjerrëza dhe zarzavate në ditën e Vitit të Ri është një traditë që besohet se sjell fat dhe prosperitet.