Sot më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruasë, aktori i njohur Bes Kallaku ka uruar 3 gratë e rëndësishme në jetën e tij, nënën që e lindi, gjyshen që e rriti dhe Xhensilën, bashkëshorten e tij. Përmes një postimi në Instagram, Besi i ka uruar me një dedikim vërtet të bukur.

“Urime 8-Marsin, Nëna(Shpresa) që me linde, më dhe jeten, Ija që më rrite me lule dele, Xhensila që më lumturove ditët”, shkruan Besi në Instagram.

Deri këtu çdo gjë duket për bukuri. Ajo që ka tërhequr vëmendjen në postimin e Besit ka qenë komenti i motrës së aktorit, e cila duket se është “mërzitur” që nuk është pjesë e dedikimit.

“Po mua lopa më ka bërë? Hajt se e flasim zemra e motrës”, shkruan Ana në foton e publikuar.

Për të “qetësuar” të motrën, Besi ka një përgjigje shumë të bukur për t’i dhënë.

 

“Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rrita unë dhe nuk të shoh dot si grua, por si e vogla e “bait vet”. Të do vllai shumë”, shkruan Besi.

-640-0-5aa1588f5a0d6