Myrto Uzuni pritet të ndryshoj ambient gjatë merkatos së verës, pasi klube të rëndësishme në Europë, kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

Në Turqi, gazetari Murat Ozen, raporton se klubi i Beshiktashit, synon të përforcohet me ndërkombëtarin shqiptar.

Interesante do të ishte nëse Uzuni do të kalonte tek gjigandët e Turqisë, pasi aty do të gjente Ernest Muçin dhe Milot Rashicën.

Merkato pritet të jetë e nxehtë për sulmuesin e kombëtares që mbeti jashtë Europianit.

Dëshira e tij është të qëndroj në Spanja në La Liga, pasi e njeh mjaft mirë këtë kampionat dhe i përshtatet stilit të lojës së tij.

Shtypi iberik ka raportuar kohët e fundit se Sevilla, Rayo Vallecano dhe Las Palmas, kanë treguar interes për sulmuesin shqiptar.

Megjithatë Granada, nuk do të heq dorë lehtë nga shërbimet e Uzunit, edhe pse nuk e arriti dot objektivin për të qëndruar në elitë.

29-vjeçari është nën kontratë deri në vitin 2026 me Granada-n dhe klauzola e largimit është 12.5 milionë euro.

Në sezonin që sapo përfundoi Uzuni realizoi 11 gola në La Liga dhe dha 1 asist në 34 ndeshje për Granada-n, që në sezonin e ardhshëm do të luaj në LA Liga 2.