20 gusht 2013-Ka nisur pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Malin e Tomorit në Berat të cilët kremtojnë festën e Kulmakut. Besimtaret kryejnë ritualet e tyre fetare të cilat nisin me therjen e qengjave të cilët bëhen kurban, për pesë ditë me radhë në teqen që mban edhe emrin e tij.Me mijëra pelegrinë pritet të marshojnë drejt malit të shenjtë të Tomorit, ku mes tyre ka edhe me qindra besimtarë të cilët nuk i përkasin fesë bektashiane.Policia e Beratit ka hartuar një sërë masash duke filluar që prej normalizimit të trafikut e deri tek siguria dhe rendi, e cila ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të kaluar një festë të këndshme dhe të qetë. Festa e Tomorit është me origjine pagane dhe ka nisur të përkujtohet si epiqendra e bektashinjve në vitin 1600.
/sot news/





