17korrik 2015 – Besimtarët e Tiranës bëjnë faljen e ditës së Bajramit në bulevard. Prej vitesh ndodh e njëjta histori, pasi xhamia e Et’hem Beut, më e madhja në kryeqytet, nuk e përballon dot kapacitetin e besimtarëve.

Edhe këtë mëngjes, qindra besimtarë, kanë shtruar rrugicat mbi pllakat e bulevardit për t’iu lutur zotit. Kreu i Komunitetit Mysliman bëri thirrje për paqe dhe drejtimin nga zoti në këtë ditë të shënuar.

Xhamia e madhe, e shumëpremtuar, ka nisur punimet e saj, megjithë konfliktin mes shtetit dhe pronarëve të tokës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/