Besimtarët katolikë në Durrës po kremtojnë festën e Pashkëve.

Mesha e shenjtë, në nderim të ringjalljes së Jezu Krishtit, u mbajt në kishën e Shën Domenikut.

Pashkët janë festa më e rëndësishme për të krishterët, ringjallja e Krishtit, një simbolikë me ringjalljen dhe nisjen e diçkaje të re.

Pashkët kremtohen tek besimtarët katolikë si ringjallja e Krishtit, ku përgatitja nis me 7 javëshin e Kreshmës.