Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

Festa e Bajramit vjen fill pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së shenjtë, gjatë së cilës myslimanët e devotshëm anembanë botës agjërojnë 30 ditë duke sakrifikuar dhe duke u përpjekur të ripërtërijnë vlerat më të mira shpirtërore dhe njerëzore.

Para kësaj dite, të gjithë besimtarët myslimanë shpërndajnë ndihmë dhe solidarizohen me të varfrit për ta festuar së bashku këtë festë.